Gjestit i vodhën valixhen, vjen zarfi në shtëpi! Ja vendimi që ka marrë Big Brother!

Showbiz

Gjestit i vodhën valixhen, vjen zarfi në shtëpi! Ja vendimi

Gjesti ka marrë dje një shpërblim nga Vëllai i Madh si lider i shtëpisë më të famshme në Shqipëri. “Valixhja e tundimeve” e priste banorin te dhoma e surprizave dhe brenda kishte 7 zarfe me shpërblime dhe dënime.

Gjesti 3 zarfe i hapi mbrëmjen e djeshme. Por, që gjatë natës Gjesti e humbi vigjilencën dhe e zuri gjumi. Pikërisht në këtë moment, Vserlo pa mundësinë perfekte për t’i ndërhyrë në lojë dhe, pa u vënë re, i vodhi dy zarfa nga valixhja.

Ndërsa, Vëllai i Madh sot solli një zarf tjetër në shtëpi duke i bërë me dije banorëve që duhet të kthejnë zarfat e fshehur.

ME TE LEXUARAT