Gjesti përlotet para fillimit të spektaklit

Showbiz

Gjesti përlotet para fillimit të spektaklit

Gjesti është parë vetëm në oborrin e shtëpisë, i zhytur në mendime, ndërsa në sfond luhej kënga e Eminem, “Mockingbird”.

Ai nuk foli asnjë fjalë, por thjesht lëvizte kokën në ritmin e muzikës, duke lënë të kuptohet se ishte i prekur emocionalisht.

Situata në shtëpi është tensionuar ndjeshëm pas daljes së Eglit, e cila u largua në një gjendje të rënduar psikologjike.

Shumë nga banorët e kanë fajësuar Gjestin për këtë, duke thënë se sjellja e tij e kishte ndikuar rëndë atë.

Në shumë raste, Gjesti është parë duke i thënë Eglit “zhduku”, herë duke e afruar, e herë duke deklaruar se nuk kishte ndjenja për të.

Ky luhatje ka bërë që situata mes tyre të përshkallëzohet, duke ndikuar negativisht në mirëqenien emocionale të Eglit, e cila në fund vendosi të largohej nga gara.

Sonte gjatë spektaklit pritet të shihet se si do të trajtohet kjo situatë dhe çfarë do të diskutohet për sjelljen e Gjestit dhe ndikimin që ai pati në largimin e Eglit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion