“Gjesti nuk ishte shkaku, por…”, Françeksa Murati komenton largimin e Eglit: Të dy kanë qenë shumë…
E ftuar sot në emisionin “Big Brother VIP Fan Club” ka qenë ish-banorja e edicionit të tretë, Françeska Murati. Ajo ka dhënë mendimin e saj në lidhje me largimin e Eglit si dhe ndikimin e kësaj situatë edhe tek Gjesti.
Në rrjetet sociale ditët e fundit ka pasur edhe komente negative për Gjestin në lidhje me situatën e largimit të Eglit, sipas Françeskës ishte e pritshme kjo gjë?
Patjetër, mendoj se ka disa njerëz që mendojnë ‘si ia bëri ai asaj’ dhe ka njerëz që patjetër e kuptojnë pjesën që ai nuk ishte shkaku. Për mendimin tim, Gjesti nuk ishte shkaku i gjendjes së saj kaq të rënduar.
Mendoj se ai ka qenë shumë korrekt dhe shumë i qartë me Eglin që nga dita e parë.
Duhet të kuptojmë edhe anën e tij se trysnia aty brenda është shumë e madhe në atë shtëpi. Ne e kemi provuar vetë, ka momente që je lart dhe momente që je poshtë.
Françeksa ka theksuar gjithashtu se:
Fatkeqësisht unë mendoj që Egli ka dashur në veten e saj që të kishte diçka më shumë. Na ka ndodhur ndoshta edhe ne femrave jashtë në realitet. Fatkeqësisht është përfshirë pak më shumë dhe më vjen keq.
Është një vajzë me shunë vlerë dhe meriton të ketë në krahë një person që e adhuron. Mendoj se të dy kanë qenë shumë korrekt me njëri – tjetrin thjesht aty brenda gjërat bëhen pak lëmsh, gjendja, situata dhe izolimi.