Frederik Ndoci humb njeriun e shtrenjtë: “U fik flaka e shpirtit të Mamës”

Showbiz

Frederik Ndoci humb njeriun e shtrenjtë: “U fik flaka e shpirtit

Këngëtari dhe aktori i njohur, Frederik Ndoci, njoftoi sot humbjen e nënës së tij, një nga dhimbjet më të mëdha të jetës së tij.

Përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, Ndoci ndau një poezi prekëse që përshkruan dhimbjen dhe mungesën e thellë që ndjen në këtë moment të vështirë.

Postimi i tij ka prekur zemrat e shumë ndjekësve dhe miqve, të cilët i kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e pazëvendësueshme.

Reagimi prekës i Freferik Ndocit

U fik flaka e shpirtit te Mames.
Poetet heshtin.
Vargu qorrohet.
Muza ka kthye shpinen.
vallzon me jeten cikli i saj…
Mortja fshin kosen.
Zogu s’cicron.
Nji flutur ka qysh ne mengjez
qe e ka zan gjumi mbi nje lule.
Kembanat e Hildeshaim
i ndigjoj gjer ketu ne Tirane!
Mos+besimi
me kot mbledh supet!
Baba buzqesh krah hap.
Por e para i ka dal
Nana e saj Lula
me vajzen e pare
Violeten perdore…
Daja Prela Martini Gjoni Frani Leci
te heshtun si kostandin
Ne Rrmaj
Qe presin buzqeshjen e Doruntines!
Do presin giate shpirtin…
700 vjet endet shpirti skajeve te qiellit e botes…
Po gezohet Parajsa..
E ketu ferri
mbretnon ne zemrat tona.
Rita trafiqeve te botes.
Juli infermjerja psikologia vajza e pleqnis…
Na tha perpara se
asht lodh shum..
Don me shku!
Un ulu e bjer
nji nat te tane
ne krevat…
Tuj kerkue gjumin e paqte…
Se ku ish struke…
Zile Telefoni
E Juli me syt e fikun
si gravurave te Ave Marias
Arrin te shqiperoj
“Vlla! -u fik qiri MAM”
…nuk kjame
as njeni
E as tjetri…
Per disa sekonda
sikur te ishim ne gare..
Kush po duket ma i permbajtun.
Kjau natyra
sepse nje rrebesh
shi shkodre filloi…
Mori me vehte
edhe lotet tan..
Me krye ulur
borxhli i varfer
E Jetim tashma
Sot a thue shpetuem
prej borxhit
qe i morem Asaj?
Eh e kote
Se asnji femij
sa do u mundue
I mbet perjetsisht borxhli prinderve!
E nuk mujt me ia la kurr ndonjiher Nanes
mundin sakrificat e Saj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion