FOTO/ Emrat surprizë, kush janë dy opinionistët e Big Brother Vip Albania 4
Edicioni i katërt i “Big Brother VIP” po afron dhe opinionistët e këtij sezoni janë tashmë zyrtarë! Pas tri edicionesh të ndjekura gjerësisht, ky sezon premton një tjetër përvojë dinamike për publikun.
Arbër Hajdari do të rikthehet për të katërtin vit si opinionist i spektaklit. Ai ka qenë pjesë e pandashme e këtij formati, duke sjellë qëndrime dhe analiza në përputhje me zhvillimet brenda shtëpisë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Këtë sezon, ai do të ketë krah Neda Ballukun. Ish-pjesëmarrëse në edicionin e katërt të “Big Brother” në vitin 2010-2011, Neda ka përvojë në trajtimin e temave të ndryshme brenda këtij formati.
Roli i opinionistes i besohet për herë të parë në “Big Brother VIP” dhe pritet të sjellë këndvështrime të tjera për ngjarjet brenda shtëpisë.
Edhe pse ende nuk janë zbuluar banorët e këtij edicioni, janë përfolur emra të njohur nga fusha të ndryshme. Formati do të përfshijë një kombinim mes personazheve VIP dhe individëve të zakonshëm, të cilët do të ndajnë historitë dhe përvojat e tyre.