EMRI/ Shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone, “arrest në shtëpi” për ish-juristin e Kadastrës së Durrësit
Lajmifundit
/
6 Dhjetor 2024, 14:57
Aktualitet

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-juristin e Kadastrës së Durrësit Mikel Zaho.
Ai akuzohet për shpërdorim detyre në bashkëpunim për tjetërsimin e një sipërfaqeje të konsiderueshme toke në zonën e Spitallës në Durrës.
Zaho ishte person në kërkim që nga muaji prill i këtij viti, pasi me kërkesë të Prokurorisë Gjykata kishte vendosur në mungesë masën e sigurisë “arrest në burg” për të.
Ai u kap nga policia e Durrësit dy ditë më parë.


