Foto/ Pamjet e reja të Eglës në rrugët e Tiranës, momenti kur aktorja futet në G-Class

Showbiz

Foto/ Pamjet e reja të Eglës në rrugët e Tiranës,

Mbrëmjen e djeshme, edhe pse e kishte njxerrë me Zarf të Zi, produksioni vendosi që të rifusë në lojë Egla Cenon.

Një vendim ky i çuditshëm në fakt, pasur parasysh se nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës një gjë e tillë.

Mbi të gjitha, edhe pse gjatë gjithë Prime të së martës, Meritoni u etiketua si një përndjekës nga moderatori dhe apinionistët, madje duke i thënë se jashtë do ishte denoncuar për sjelljen ndaj Eglës, produksioni vendosi që të fusë në një dhomë, pikërisht le të themi “agresorin” dhe “viktimën”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Publiku ka qenë shumë i irrituar për këtë vendim të produksionit, pasi Egla jo vetëm u skualifikua por edhe se është parë tek Komuna e Parisit duke ecur në rrugë. Kjo hedh dyshime të shumta se ajo ka marrë informacione nga jashtë rreth ngjarjeve në BBV.

Mbrëmë u tha që Egla ka qenë e izoluar tek dhoma e bardhë, por në fakt, produksioni që ja ka lënë publikut në dorë që të rikthejë dy banorë nga tre të skualifikuar, nuk tregoi asnjë transparencë për qëndrimin e Eglës 48 orë në dhomën e bardhë. Kjo për shkak së nuk ka qenë Live për asnjë moment në asnjë nga dy kanalet e BBV.

Madje, në media po qarkullojnë disa foto, ku pretendohet se është Egla Ceno duke hipur në një makinë, pasi u skualifikua nga BBV.

Foto/ Pamjet e reja të Eglës në rrugët e Tiranës,

I vetmi që reagoi, në fakt me të drejtë, ndaj këtij vendimi ishte Jul Deda, i cili u shpreh se Zarfi i Zi është zhvlerësuar totalisht dhe Egla është faktorizuar nga produksioni.

Për një realityshoë si Big Brother, ku publiku me sms(lekë), vendos kush del nga shtëpia dhe kush do jetë fituesi, duket se produksioni ka shpërdoruar besimin e publikut duke mos u treguar transparente me qytetarët.

Gjithashtu, vendimi i mbrëmshëm ishte edhe një goditje e fortë për banorët e tjerë në shtëpi, ku tashmë e kuptojnë se Egla nuk do të dalë nga shtëpia çfarëdo të bëjë.

Tani ka ngelur të kthehen edhe një herë të gjithë ata që kanë dalë me Zarf të Zi, dhe të vendosë publiku se nëse duhet të skualifikohen nga gara.

 

ME TE LEXUARAT