Dyqane, euro në banka, apartamente e biznese, lista e pasurive që SPAK i bllokoi "baronit të drogës"

SPAK ka finalizuar hetimet pasurore ndaj Gezim Celes, i konsideruar si baron i droges duke vendosur nen sekuestro banesa, dyqane, kompani biznesi, makina dhe llogari bankare ne emer te gruas dhe vellait te tij.
Lista eshte bere publike nga burime te prokurorise dhe gjykates se Posacme, pak jave pasi Gezim Cela u ekstradua nga Kosova ne drejtim te Shqiperise.
Per shume vite, ai ishte kthyer ne nje fantazme qe nuk po arrestohej nga policia por pak muaj me pare ra ne pranga ne Kosove.
Pasuritë e sekuestruara
1. Pasurisë së llojit “Njësi Tregëtare”, me sipërfaqe 237 m2, në pronësi të shtetases Miranda Thardori, e ndodhur në Tiranë, me çmim shitje 321 120 Euro (sipas kontratës së porosisë së datës 18.02.2008);
2. Pasurisë së llojit “Apartament”, me sipërfaqe 74 m2, në pronësi të shtetases Miranda Thardori , e ndodhur në Tiranë, me çmim shitje 42 200 Euro;
3. Pasurisë së llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 77, 2 m2 në pronësi të shtetases Miranda Thardori, e ndodhur në Tiranë, me çmim shitje 40 000 Euro;
4. Automjetit BMW X3 3.0D, në pronësi të shtetasit Naim Çela.;
5. Automjetit furgon i markës Mercedes Benz, Tipi 639, Modeli Vito 109 CDI, në pronësi të subjektit Naim Çela.;
6. Shuma monetare në total prej 4 576 585 Lekë, në llogaritë bankare të shtetasit Naim Çela;
7. Shuma monetare në total prej 57 219 Euro, përkatësisht në llogarinë bankare të shtetasit Naim Çela. dhe e sekuestruar CASH shtetasit Gëzim Çela;
8. Subjektin “X…….” sh.p.k., me administrator dhe ortak të vetëm shtetasin G.Gj, të gjitha asetet e tij, si pasuri të paluajtshme, pasuri të luajtshme, llogari bankare etj, duke përfshirë dhe pasuritë e luajtshme, automjetet si më poshtë vijon:
· Volkswagen Golf, prodhim i vitit 2015;
· B.M.W., prodhim i vitit 2011;
· Volkswagen, prodhim i vitit 2006;
· Audi, prodhim i vitit 2007;
· B.M.W., prodhim i vitit 2004;
· Fiat “Doblo”, prodhim i vitit 2014;
·Mercedez Benz, prodhim i vitit 2010;
·Daimler Chrysler, prodhim i vitit 2007;
·Volkswagen Golf, prodhim vitit 2009;
· Volkswagen Golf Tdi, prodhim i vitit 2016
Sipas SPAK, ish-gruas së Çelës, Miranda Thardori, i janë vënë në sekuestro 1 dyqan dhe 2 apartamente me vlerë mbi 400 mijë euro.
Dyqani i sekuestruar në Tiranë, ka vlerën 321 120 Euro, ndërsa po ashtu dy apartamentet ndodhen në kryeqytet, konkretisht me vlerat 40 000 Euro dhe 42 200 Euro.
Shtetasit Naim Çela, i vëllai i ‘baronit të drogës’, i janë sekuestruar 2 automjete, një BMW dhe furgon i markës Mercedes Benz. Po ashtu në sekuestro i janë vënë edhe dy llogari bankare me vlerë, 4.7 mln lekë e 57 mijë euro.
Ortakut të Gëzim Çelës i është sekuestruar një shoqëri tregtare me të gjitha asestet, si pasuri të paluajtshme, pasuri të luajtshme, llogari bankare etj, duke përfshirë dhe 10 automjete. Bëhet fjalë për shtetasin G.GJ, i cili është pjesë e grupit të Çelës, si edhe i afërm i Arlind Ismailukaj, ish punonjës policie.


