Çfarë po ndodh mes tyre? Beatrix i drejtohet Donaldit: Je ndryshe sot

Showbiz

Çfarë po ndodh mes tyre? Beatrix i drejtohet Donaldit: Je ndryshe

Donaldi ka ndërruar qëndrim drejt këngëtares Beatrix Ramosaj , dhe i gjithë ky distancim duket se vjen që nga hyrja e vëllait të tij Romeo.

Ai është distancuar nga këngëtarja duke mos i dhënë edhe shumë vëmendje.

Kjo gjë është vënë re nga ndjekësit ku kuptohet se aktori përpiqet të shmangë këngëtaren. Vetë Beatrix e ka “nuhatur” ndryshimin në sjelljen e tij.

Gjatë një bisede në dhomën e gjumit, ajo i thotë Donaldit se dukej ndryshe. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me Donaldin pasi para disa ditësh ai u shpreh se i kishte gjërat shumë të qarta me Beatrixin dhe se i kishte dhënë fund raportit me Borën.

Donald: Për mirë apo për keq?

Beatrix: Je ndryshe, nuk arrij dot ta kuptoj.

Donald: Jam shumë fiks. Thjesht stresohem dhe mërzitem kot… 

ME TE LEXUARAT