Para 10 vitesh biznesmeni që mbeti i vrarë në Laç u dënua për plagosje e një 22-vjeçari
Lajmifundit
/
10 Dhjetor 2021, 09:46
Aktualitet

Rakip Roli, biznesmeni i cili u qëllua për vdekje sot në Laç, rezulton emër i njohur për policinë.
Në vitin 2011 ai është përfshirë në plagosjen e një 22-vjeçari në fshatin Gjorm, ku së bashku me Petrit Sana rrahën me sende të forta të riun, duke e plagosur rëndë, pas një sherri për motive banale.
Ndërsa sot, Rolit, i njohur si biznesmen, iu bë atentat në dalje të qytetit të Laçi, në vendin e quajtur Sanxhak.
Nuk dihet nëse kjo ngjarje ka lidhje me atë të ndodhur 10 vite më parë, por ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe pritet të zbardhë dinamikën e plotë të saj.BW


