Rrëshqitje dherash dhe baltë, hapet rruga Vlorë-Orikum
Lajmifundit
/
10 Dhjetor 2021, 09:40
Aktualitet

Reshjet e dendura të shiut që prej pasdites së djeshme shkaktuan probleme dhe bllokim në aksin Vlorë-Orikum pas rrëshqitjes së dherave.
Rruga mëngjesin e sotëm është e hapur në të dy krahët duke u bërë e kalueshme.
Stuhia shkaktoi probleme në shumë qytete të vendit me përmbytje të rrugëve, por fatmirësisht pa pasoja të mëdha.abcnews


