Çfarë ndodhi? Valbona shpërthen në lot teksa qëndron vetëm në oborr!

Showbiz

Çfarë ndodhi? Valbona shpërthen në lot teksa qëndron

Valbona ka shpërthyer në lot gjatë ditës së sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”

Teksa qëndronte vetëm në oborr, Valbona është përlotur. Amber e pa banoren dhe i shkoi pranë dhe e pyeti se çfarë ka dhe ajo iu përgjigj se ka katër vjetorin e babit.

"Unë nuk jam në shtëpi”, tha Valbona.

Amber i thotë se ‘e vetmja gjë është që të jetë i lumtur aty ku është për ty”.

“Për mua, për të gjithë familjen. Ke parasysh që bëhet ai rituali i mëngjesit që shkohet te varrezat, para orës 12. Jam shumë e fortë dhe kam shumë forcë, po është diçka e paevitueshme, është një datë… nuk e di”, tha më pas Valbona.

Gazetarja gjithashtu bëri dhe hallvë për 4 vjetorin e humbjes së babait dhe ia shpërndau banorëve të tjerë. Valbona me lot në sy ndezi edhe një qiri ku bëri lutje si dhe i kërkoi falje për çdo gabim që ka bërë.

ME TE LEXUARAT