Sharje dhe gati përleshje fizike në varrimin e vëllait të Unikatilit

Showbiz

Sharje dhe gati përleshje fizike në varrimin e vëllait të

Një situatë jo e këndshme ndodhi sot, pas ceremonisë së varrimit të reperit, Mentor Palokaj.

Sipas pamjeve të siguruara nga Gazeta Demos, disa persona u përfshinë në gati përleshje fizike, pas asaj të dukshme verbale.

Bazuar po ashtu në këto raportime, aty u dëgjuan sharje dhe po ashtu ofendime.

“Çka *** po këqyrë”, ishin fjalët të cilat u dëgjuan në këtë fjalosje.

Nuk dihet se kush ishin personat të cilët u përfshinë dhe shkaku që çoi në këtë situatë jo të këndshme.

E gjitha ndodhi në sy të reperit Unikkatil, i cili ishte po ashtu i pranishëm.

Varrimi i Mentor Palokajt u bë sot në varrezat e Gurakocit në Istog.

Ai u gjet i vdekur të dielën në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë. Rrethanat që çuan deri tek vdekja e tij ende nuk janë bërë të ditura.

Policia në vendngjarje kishte gjetur një armë zjarri e po ashtu substancë të dyshuar narkotike. 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion