Shqipëria gati të rrisë kapacitetet ushtarake, Rama përgatit kampusin për FA

Politikë

Shqipëria gati të rrisë kapacitetet ushtarake, Rama përgatit

Kryeministri Edi Rama ju bashkua ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vëngut gjatë inspektimit në kantierin e kampusit të ri të Akademisë së Forcave të Armatosura, projekt i cili është ideuar në bazë të modelit të Akademisë amerikane West PointUS duke ndjekur standardet më të larta të NATO-s.

Punimet pritet të përfundojnë gjatë verës, në mënyrë që Akademia e re të jetë gati për të pritur si fillim 300 studentë.

Rama: Kur do jetë gati?


Vëngu: Në korrik.

Rama: Po qe gati në korrik mua më thonë jo Edi, por Mark.

Vëngu: Në korrik, kur do shefi i madh.

Unë them të kapim patjetër korrikun por me cilësinë. Në tetor për vitin akademik mbase bëhet gati. Duhet të jemi pikë referimi për ushtrinë. Jo vetëm për studentët por edhe e ushtarakeve që të jetë një kampus i standardeve të larta”.

Akademia planifikon të hapë dhe programe të reja studimi, përfshirë  inteligjencën artificiale, si dhe bashkëpunime me Akademitë e vendeve aleate të NATO-s dhe diploma të përbashkëta me Universitetin Politeknik të Tiranës.

ME TE LEXUARAT