“Çfarë gruaje je ti, as kafenë s’ma bëre”, Gjesti ngacmon Eglin pas ‘dasmës’

Showbiz

“Çfarë gruaje je ti, as kafenë s’ma

Pas një nate festive ku kurorëzuan lidhjen e tyre me një dasmë tradicionale brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, mëngjesi për Gjestin dhe Eglin nisi me batuta dhe shumë humor.

Pasi u zgjuan nga gjumi, Egli u drejtua menjëherë për në dush, ndërsa Gjesti qëndroi jashtë duke e ndjekur me sy dhe nis të bëjë shaka me të. Me ironi, ai i drejtohet Eglit duke thënë: “Qysh? Çfarë gruaje je ti, a burri është tmerr.”
Gjesti vijon me shaka, duke e ngacmuar për mungesën e kujdesit pas “martesës”:“As kafenë s’ma ke bërë, asgjë. Krejt vetë i bëra. Asgjë nuk ndryshoi në jetën time. Vetë prapë, vetë. Jo, more vëlla.”

Më pas, ai afrohet te dushi, fut kokën brenda dhe kërkon një puthje nga Egli, të cilën edhe e merr, ndërsa çifti shkëmben një moment të ëmbël dhe intim.

Por, Gjesti nuk ndalet me kaq dhe e vazhdon humorin me të njëjtin qëndrim “i zhgënjyer”, duke thënë: “Asgjë nuk ndryshoi në jetën time, jeta prapë vazhdoi. As kafe… Kështu nuk shkon. Krejt ata dëshmitarë le ta dinë, s’është duke shkuar mes nesh.”

Momenti shkaktoi të qeshura dhe u komentua menjëherë në rrjet, ku shumë fansa e panë si një mënyrë argëtuese me batuta spontane, tipike për Gjestin, për të ngacmuar partneren e tij në mënyrë të dashur pas dasmës.

“Çfarë gruaje je ti, as kafenë s’ma

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion