Ermal Mamaqi sjell së shpejti serialin e ri, zbulohen emrat e njohur që do marrin pjesë

Showbiz

Ermal Mamaqi sjell së shpejti serialin e ri, zbulohen emrat e njohur

Pas suksesit me dy filmat “Dy gisht mjaltë” dhe “I love Tropoja”,Ermal Mamaqi po përgatitet për suksesin e radhës. AI pritet të sjellë së shpejti serialin “H.O.T”, në të cilin ka bërë bashkë emra shumë të njohur.

Ermali ka zbuluar sot se ylli i radhës është Megi Pojani, një nga vajzat më të komentuara në rrjete sociale e që pritet të bëjë namin edhe në “H.O.T”.

Së fundmi Ermali zbuloi se protagonistë në serial do të jenë edhe Jonida Vokshi, Klea Huta, Irgen Çela.

Të tjerë emra të mëdhenj të kinematografisë shqiptare janë bërë pjesë e kastit dhe do të zbulohen së shpejti.

Seriali është prodhim i përbashkët i producentëve Ermal Mamaqi dhe Dritan Huqi, me autore Klaudia Brahimaj dhe Bjordi Mezini.

ME TE LEXUARAT