Po mblidhte lulëkuqe, makina godet për vdekje 5-vjeçaren shqiptare në Greqi

Kosovë&Rajon

Po mblidhte lulëkuqe, makina godet për vdekje 5-vjeçaren

GREQI
Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Greqi ku ka humbur jetën një vajzë 5-vjeçare shqiptare. Vajza me emrin Klaudia ishte duke mbledhur lulëkuqe në anë të serrave në Lechaina në Ilia kur është goditur nga automjeti dhe është marrë zvarrë.

Vajza u transportua në spital, por nuk arriti të mbijetojë.

Sipas mediave greke, prindërit e saj Bledi dhe Dorina, shqiptarë emigrantë në Greqi që punojnë prej 30 vitesh në vendin fqinj janë në gjendje shoku. Ata punonin në serrat e shalqinjve teksa kishin marrë me vete edhe vajzën që sapo ishte kthyer në nga kopshti.

Çifti ka dhe një djalë më të madh që është në gjimnaz, teksa varrimi i vajzës pritet të bëhet në Shqipëri.

Po mblidhte lulëkuqe, makina godet për vdekje 5-vjeçaren

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion