COVID-19 në Kosovë, bien shifrat e infektimeve, regjistrohen 3 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Kosovë&Rajon

COVID-19 në Kosovë, bien shifrat e infektimeve, regjistrohen 3 viktima

Autoritetet shëndetësore në Kosovë, njoftojnë se gjatë 24 orët e fundit atje, janë shënuar 39 raste të reja me COVID-19.


Sa i përket viktimave ato janë tre, respektivisht, 2 raste në Gjilan të moshës 88 dhe 68 vjeçe, e një në Prishtinë të moshës 70 vjeç.

Sipas raportimeve, gjatë 24 orëve të fundit, janë shpallur edhe 346 persona të shënuar.

Postimi i plotë:

346 TË SHËRUAR DHE 49 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.494 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 49 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (88, 68 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 106.538 raste nga 557.859 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.213 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 346 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 98.223 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.102.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prizren 11 raste, Ferizaj 8 raste, Drenas 6 raste, Mitrovicë 4 raste, Podujevë 4 raste, Prishtinë 4 raste, Vushtrri 4 raste, Fushë-Kosovë 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Gjilan, Istog, Kamenicë, Pejë dhe Shtime.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion