Egla Ceno prek me një mesazh të fortë për familjarët në spitale: “Jeta na rrëzon, por na kthen më të fortë”

Aktorja Egla Ceno, fituesja e “Big Brother VIP 3”, ka prekur ndjekësit me një mesazh emocional në rrjetet sociale, dedikuar familjarëve që përballen me sfida në spitale pranë të afërmve të sëmurë.
“Një përqafim të gjithë atyre familjarëve që po u drithërohet shpirti te koka e krevatit të njeriut të dashur,” shkruan Egla, duke nënvizuar se shpesh dhomat e spitaleve mbushen me më shumë lutje sesa kohë.

Aktorja ndalet edhe te forca që kërkohet në momentet e vështira: “Nuk jetojmë për ditët e lehta, por për mënyrën si përballemi me ato të vështirat.” Mesazhi i saj është një thirrje për të mos humbur shpresën, pavarësisht rrëzimeve që sjell jeta: “Jeta, edhe kur na rrëzon, ka mënyrën e saj për të na rikthyer edhe më të fortë.”
Postimi ka marrë përkrahje të gjerë nga ndjekësit, të cilët janë ndjerë të përfaqësuar në ndjesinë e saj.


