Arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër, shpërndau video me përmbajtje pornografike me të mitur në rrjete sociale

Aktualitet

Arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër, shpërndau video me

Një 23-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër pasi dyshohet se ka shpërndarë video me përmbajtje pornografike ku përfshihet një e mitur. Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasi D. D., banues në Gjirokastër, shpërndante materialet në rrjetet sociale “Instagram” dhe “Telegram”.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar telefoni i tij, ku gjatë këqyrjes paraprake u zbuluan biseda dhe komunikime që përmbanin videot intime të personave të ndryshëm. Arrestimi u krye nga Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Gjirokastër.

Po ashtu, në të njëjtën qark janë referuar edhe disa raste të tjera në Prokurori:

– Në Tepelenë, nisi procedimi penal për K. H., 37 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur përmes telefonit një grua 52-vjeçare.
– Në rrugën “Gjirokastër-Kakavije”, një aksident me pasoja të lehta ka ndodhur mes një shqiptari dhe një shtetasi gjerman. Të dëmtuarit morën ndihmë mjekësore dhe u larguan në banesë.
– Ndërkohë, në aksin “Kardhiq-Delvinë”, pranë Tunelit të Skërficës, një automjet u përfshi pjesërisht nga flakët, dyshohet për shkak të një shkëndije elektrike. Fatmirësisht, pati vetëm dëme materiale.

Të gjitha rastet janë në ndjekje nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

ME TE LEXUARAT