“E paguaj shtrenjtë!” – Bardhi rrëfen për Sarën, vajzën dhe jetën larg skenës

Showbiz

“E paguaj shtrenjtë!” – Bardhi rrëfen për

I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, reperi i njohur Bardhi ka hapur zemrën për jetën e tij personale, duke ndarë me publikun detaje të veçanta nga marrëdhënia me partneren e tij, Sara, dhe vajzën e tyre, Nea. Me një ton të ndjerë dhe të sinqertë, ai tregoi emocionet për ardhjen në jetë të vajzës: “Luteshim çdo natë që të vinte, ishte një dhuratë nga Zoti.”

Reperi, i cili zakonisht njihet për stilin e tij të drejtpërdrejtë dhe tekstet e forta, tregoi një anë më të butë e më familjare, duke folur edhe për rolin e bashkëshortes në jetën e tij artistike. Kur u pyet nëse ajo e ndihmon me konceptet krijuese, Bardhi u përgjigj me humor: “E paguaj shtrenjtë, ç’të më kërkojë!”

Edhe kur bëhet fjalë për dëshirat e saj për shopping, ai nuk kursehet: “Ç’të ketë qejf! I bëj edhe surpriza,” – tha me buzëqeshje, duke treguar se përtej skenës, është një partner i përkushtuar dhe baba i dashur. Një intervistë ndryshe, që afron publikun me Bardhin jo vetëm si artist, por edhe si njeri.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion