Koncerti i Beyoncé përfundon në kaos/ 11 të plagosur nga paniku që nisi kur fansja pa një insekt

Showbiz

Koncerti i Beyoncé përfundon në kaos/ 11 të plagosur nga

Ajo që pritej të ishte një natë magjike për mijëra fansa të Beyoncé përfundoi në një situatë kaotike që askush nuk e kishte imagjinuar. Menjëherë pas mbarimit të koncertit të saj më 15 korrik në stadiumin Mercedes-Benz në Atlanta, një skenë paniku shpërtheu në stacionin e metrosë Vine City, duke lënë të paktën 11 persona të plagosur.

Sipas raportimeve të para, një vajzë 10-vjeçare bërtiti nga frika pasi kishte parë një insekt. Në një atmosferë të mbushur me njerëz dhe adrenalinë pas koncertit, britma e saj u interpretua si sinjal rreziku, duke shkaktuar një reagim zinxhir nga turma. Qindra persona nisën të vraponin drejt daljeve, ndërsa shkallët lëvizëse u bllokuan dhe ndaluan papritur, duke shkaktuar përplasje dhe rrëzime të shumta.

Pamjet që qarkullojnë tashmë në rrjetet sociale janë tronditëse: njerëz të rrëzuar përtokë, një këmbë e gjakosur, njerëz që qajnë dhe ndihmojnë njëri-tjetrin në një kaos total. Ajo që nisi si një mbrëmje e paharrueshme për muzikë, u kthye brenda sekondash në një përvojë të frikshme që shumë nuk do ta harrojnë lehtë.

Autoritetet nuk kanë raportuar për rrezik jete mes të plagosurve, por incidenti ka ngritur sërish shqetësime për sigurinë në eventet masive dhe mënyrën si paniku mund të shpërthejë nga asgjëja.

ME TE LEXUARAT