Drini Zeqo zbulon “anën e errët” të Heidit: Nuk është aq e pafajshme sa duket, fsheh…

Showbiz

Drini Zeqo zbulon “anën e errët” të Heidit: Nuk

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë ish-banori, Drini Zeqo për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tij për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

Gazetari i njohur është ndalur edhe tek loja e Heidit dhe është shprehur se çfarë e ka favorizuar sipas tij si banore në atë shtëpi.

“Heidi ka një avantazh shumë të madh që njerëzit pak e kujtojnë ose pak duan ta nënvizojnë. Ajo nuk ka ecur vetëm në atë shtëpi. Heidi ka ecur krahë një personazhi shumë të fortë që ka qenë Romeo.

Heidi është gjysma e saj në atë lojë. Një çift është gjithmonë i privilegjuar në një format si ky. Heidi dhe Meritoni janë të dy të barazlarguar me mundësitë që i janë dhënë me vëmendjen që kanë patur. Në thelb favorizohen pak çiftet”, u shpreh Drini.

Ndër të tjera ai shtoi se:

Heidi ka fituar popullaritet. Cilësitë e Heidit pëlqehen në masë, është një vajzë e re e rritur në Itali por ndërkohë ka ruajtur gjuhën shqipe. Ajo është e artikuluar, e shoh si njeri të medias. 

Le ta pranojmë që nuk është kaq e pafajshme sa duket. Nuk është një portret kaq engjëllor, ka edhe ajo ato retë e zeza që i kalojnë sipër kokës që fshihet pas tyre. Unë besoj që Heidi fsheh diçka pas buzëqeshjes është një njeri që shpeshherë luan me të pavërtetën, nuk e çon deri në fund të vërtetën e saj. Ashtu sikurse besoj se ajo ka rënë në dashuri dhe është dashuruar me Romeon. Duket nga gjuha e trupit që është e dashuruar. 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion