U plagos me armë zjarri nga një shkrimtar, kryeministri sllovak jashtë rrezikut për jetën

Bota

U plagos me armë zjarri nga një shkrimtar, kryeministri sllovak

Kryeministri sllovak Robert Fico ndodhet jashtë rrezikut për jetën!  Këtë lajm e dha zëvendëskryeministri Tomas Tarana, ku për BBC u shpreh se operacioni i tij kishte shkuar mirë dhe se do mbijetojë.

Më herët ministri i Mbrojtjes tha se Fico “po luftonte për jetën e tij” pasi u plagos rëndë në një sulm në qytetin e vogël Handlova.

Një i dyshuar është ndaluar në vendin e të shtënave. Ministri i Brendshëm Matus Sutaj Estoka e përshkroi atë si një atentat të motivuar politikisht.

Pas të shtënave, Fico u dërgua me urgjencë në spital dhe kaloi disa orë në operacion “duke luftuar për jetën e tij”, sipas ministrit të Mbrojtjes Robert Kalinak, i cili foli në një konferencë shtypi nga jashtë spitalit ku Fico po trajtohej të mërkurën.

Zëvendëskryeministri Taraba tregoi për BBC se kryeministri u qëllua “nga shumë afër” dhe se “një plumb kaloi në stomak dhe i dyti goditi kyçin”.

Policia ende nuk e ka identifikuar të dyshuarin. Raportet e pakonfirmuara të mediave lokale thonë se ai ishte një shkrimtar dhe aktivist politik 71-vjeçar.

Në një video që po qarkullon gjerësisht në mediat sllovake thuhet se shfaqet i dyshuari.

Në pamje, burri thotë se nuk pajtohet me politikën e qeverisë dhe qëndrimin e saj ndaj medias shtetërore. BBC nuk e di nëse personi në video është autori që është ndaluar në vendngjarje dhe as rrethanat në të cilat është filmuar.

Të shtënat ndodhën në ditën kur parlamenti filloi të diskutonte propozimin e qeverisë për të shfuqizuar transmetuesin publik të Sllovakisë RTVS.

Mijëra sllovakë kanë protestuar kundër reformës së propozuar të transmetuesit publik javët e fundit. Megjithatë, një demonstratë e planifikuar e udhëhequr nga opozita u anulua të mërkurën pasi u shfaq lajmi për të shtënat.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion