Me plagë thike, gjendet e vdekur në mes të rrugës shqiptarja në Athinë, çfarë dyshohet

Aktualitet

Me plagë thike, gjendet e vdekur në mes të rrugës shqiptarja

Policia greke po heton në disa pista për të arritur në gjurmët e autorit/autorëve të vrasjes së 40-vjeçares shqiptare në Athinë.

40-vjeçarja u gjet nga autoritetet në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit, me një thikë në bark dhe e mbuluar nga gjaku

Sipas informacioneve, nga të dhënat e para të mbledhura nga EL.AS., rezulton se 40-vjeçarja gjatë javës së Pashkëve u ishte drejtuar autoriteteve dhe kishte denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje.

Në atë kohë, oficerët i kishin shprehur gatishmërinë që ta çonin në një strukturë mbrojtëse, por ajo e refuzoi. Tani policia po kërkon partnerin e viktimës, por pa përjashtuar edhe pistat e tjera.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion