Drenusha i fillon "thumbat" ndaj ish-burrit: Shuani se paska ardhë me fore nga jashtë!
Drenusha Latifi i ka hedhur kunja ish-bashkëshortit të saj, Atilla Kardesh, i cili u bë banori më i ri i BBVK-së.
Gjatë mbrëmjes së sotme, Atillla, pyeti Besfortin nëse kishte marrë vitaminat.
Ishte pikërisht ky moment ku reagoi Drenusha, duke i hedhur kunja, madje në prezencë të tij.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“O shuani se foli dikush, shuani se një cicërimë erdhi nga mali, shuani. Shuani se paska ardhë me fore të jashtit.
Hajde se me këto talljet e juaja po merret dikush. Ia kujtuan vitaminat njërit”, u tha Drenusha banorëve.
Atilla i cili ishte shtrirë, po qeshte me ato që thoshte ajo.