Drake befason sërish shqiptarët, performon në koncert me flamur kuq e zi

Një vajzë shqiptare i ka dhënë reperit me famë botërore, Drake flamurin kuqezi, teksa ndodhej në një koncert. Drake ishte duke kënduar në momentin kur fansja shqiptare i ka hedhur një flamur shqiptar.
Sapo e ka parë në skenë, ai e merr në duar dhe ka vazhduar me performancën.
"Fiksimi" i tij me Prishtinën është evidentuar në albumin e tij më të ri, në një prej këngëve, ku Drake përmend Prishtinën si një dedikim për një vajzë shqiptare që mesa duket i ka kthyer zemrën.
“Ose është mesazhi yt që po e lexoj gabim; Ose thjesht veprimet tuaja janë mashtruese; Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë; E di që tensioni po rritet; Ka shumë njerëz të vdekur për mua që ende marrin frymë,”- thotë mes të tjerash në vargjet e këngës reperi.


