Gjendet mjeti i mbushur me eksploziv në Leposaviç, ndërhyn KFOR-i

Kosovë&Rajon

Gjendet mjeti i mbushur me eksploziv në Leposaviç, ndërhyn 

Një mjet në të cilin ishte vendosur një sasi e madhe eksplozivi është gjetur të martën në zonën e Leposaviçit në Veri të Kosovës.

Në lidhje me rastin, KFOR ka dalë me një komunikatë zyrtare për mediat, duke rikonfimuar largimin e mjetit të pashpërthyer nga vendi i ngjarjes.

“Një pajisje e dyshimtë është gjetur sot nga Policia e Kosovës e vendosur nën një veturë, në Leposaviq. Pas një kërkese të Policisë së Kosovës, në vendngjarje ka intervenuar me shpejtësi një ekip për asgjësimin e mjeteve shpërthyese (EOD) nga Komanda Rajonale në Lindje e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO. Personeli i Policisë së Kosovës e largoi në mënyrë të sigurt mjetin e pashpërthyer nga vendi, në koordinim të ngushtë me një ekip të KFOR-it të SHBA-së për EOD”, thuhet në njoftimin e KFOR.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prania e mjetit me eksploziv u konfirmua për mediat kosovare dhe nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje pas marrjes së informacionit.

“Rreth orës 11.00, policia ka pranuar informacion se nën një veturë në qytetin e Leposaviqit gjendet një mjet i dyshimtë i pashpërthyer. Policia ka reaguar menjëherë dhe në vendin e ngjarjes janë përgjigjur njësitet relevante policore, duke përfshirë edhe Njësinë K9  të Policisë. Prezent ishin edhe KFOR-i amerikan”, ka thënë Elshani

ME TE LEXUARAT