“Dje unë ika, erdha në mëngjes”, Ilnisa i rrëfen Meritonit që ka dalë nga shtëpia e BBV?
Lajmifundit
/
2 Mars 2024, 14:50
Showbiz

Një video e banores së Big Brother Vip, Ilnisa Agolli teksa lë të nënkuptohet se ka dalë nga shtëpia dhe është rikthyer sërish është bërë virale.
Teksa bisedon në tavolinë me partnerin e saj, Meriton Mjekiqi, gazetarja shprehet se “dje unë ika”, duke shtuar se është rikthyer në mëngjes nga dhoma e rrëfimit.
Ndërsa moderatori i ka kërkuar që të mos flasë më duke i psherëtirë “shshshshsh”.
Ilnisa: Dje unë ika, kam ardhur në mëngjes nga dhoma e rrëfimit (qesh).
Ilnisa: Kam ardhur në mëngjes (qesh sërish)
Ndërkohë gazetarja nis të qeshë sërish dhe vendos kokën mbi duar në tavolinë.


