Debati me nënën e saj, Antonela reagon keq ndaj Ledianës

Showbiz

Debati me nënën e saj, Antonela reagon keq ndaj Ledianës

Në puntatën e djeshme në Përputhen, ishte e pranishme mamaja e Antonelës, duke komentuar lëvizjet e vajzës së saj, deklarata që Ledianës nuk i pëlqyen, duke e kundërshtuar.

Pasi iu drejtua Mevlanit duke i thënë se ai nuk bën për vajzën e saj dhe se falë Antonelës ai tashmë është krah Ledianës, kjo e fundit nuk duroi, duke replikuar. Në një moment Ledjana iu drejtua mamasë së Antonelës me “Kjo”, gjë që solli shumë debat në skenë.

Debati me nënën e saj, Antonela reagon keq ndaj Ledianës

Antonela u ngrit nga vendi dhe nisi të bërtasë, duke i kërkuar Olsës që të ndërhyjë, sepse nuk e toleron këtë situatë.

“Kjo? Kush është kjo? Kjo ka një emër dhe të jetë hera e fundit që sillesh kështu me prindin tim. Mos guxo t’i sillesh prindit tim kështu. Olsa nuk e duroj dot këtë situate”, tha Antonela.

Lediana me qetësi i ktheu përgjigje, duke i kërkuar falje.

ME TE LEXUARAT