Ekzekutimi i Gentjan Beqirit, Gjykata jep masën 'arrest me burg' për Ardian Çapjan

Gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” për Ardian Çapjan. Seanca për dhënien e sigurisë është dhënë në ambientet e spitalit, pasi Çapja po merr trajtim mjekësor për shkak të problemeve me shëndetin.
Siç raportohet sapo janë larguar nga spitali Gjyqtarja Pajtime Fetahu dhe prokurori i çështjes, Ritvan Sukaj.
Ardian Çapja është arrestuar mëngjesin e 29 marsit pasi akuzohet si autor i dyshuar për vrasjen e dyfishtë të babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2012. Policia ka shpallur gjithashtu në kërkim nipin e tij Florenc Çapja.
Gjatë operacionit, në banesën e Ardjan Çapjas, Policia i gjeti dhe sekuestroi edhe një kallashnikov. Ardjan Çapja dhe Florenc Çapja akuzohen për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”


