Covid-19 në Itali, 1/3 e studentëve nuk mund të ndjekin mësimin online

Bota

Covid-19 në Itali, 1/3 e studentëve nuk mund të ndjekin

Mësimi online në Itali nuk është e mundur për të gjithë. Mësohet se situata e Covid-19, ka sjellë vështirësi për shumë studentë, ku mësohet 1/3 e  tyre nuk mund të ndjekin mësimin.

Një studim i fundit ka treguar se këto student nuk kanë kompjuter dhe pandemia e ka theksuar edhe më tepër këtë nevojë. Tani një fushatë për mbledhjen e fondeve në të gjithë vendin është zotuar të ndihmojë në zgjidhjen e problemit.

Mungesa e një kompjuteri është një çështje kryesore kur fëmijët do të duhet të studiojnë në shtëpi. Dhe fakti që Italia i mbajti shkollat ​​e mbyllura për më shumë kohë se shumë vende europiane si rezultat i pandemisë do të thotë se shumica duhet të ndjekin mësimin online.

 “Digitali e Uguali” është një fushatë e re mbarëkombëtare, e nisur nga disa kompani mediatike dhe organizata bamirësie, për të ndihmuar shkollat ​​të blejnë kompjuterë personalë për familjet në vështirësi.

“Fushata ka qenë e suksesshme. Kjo është një shenjë e mirë. Kemi folur me rreth 1,400 shkolla për vetëm 10 ditë. Kjo është shumë domethënëse. Kjo tregon se ekziston një nevojë e vërtetë për kompjuterë personalë, veçanërisht midis fëmijëve, “tha Maurizio Molinari, kryeredaktor i gazetës La Repubblica.

ME TE LEXUARAT