Dafina Zeqiri “viktimë” e një lidhje abusive: Më ka ardhur në majë të hundës

Showbiz

Dafina Zeqiri “viktimë” e një lidhje abusive: Më ka

Për herë të parë, këngëtarja Dafina Zeqiri ka treguar një peridhë të errët nga jeta e saj. Bëhet fjalë për një lidhje dashuria, që sipas këngëtares nga Kosova, ishte abusive. Ajo ka bërë një reagim në Instagram story, duke treguar se përfundimi ishte i shëmtuar.

“Si mundet: Sa herë një grua përdhunohet? Abuzohet? Kërcënohet? Madje dhe vritet? Një nga justifikimet që dëgjon nga djemtë është: ‘Ajo më tradhtonte!’, ‘Donte vetë!’, ‘E kërkoi vetë!’.

Dhe ju e besoni? Vajzat e tjera flasin për këtë gjë? Mos e lejoni të akuzuarin të marrin vëmendje nga budallallëqet e tyre! Mos i lejoni të akuzuarit të bëjnë krime dhe të akuzojnë femrat! Mos i lejoni të akuzuarit të hedhin më shumë baltë mbi gratë!

Dafina Zeqiri “viktimë” e një lidhje abusive: Më ka

Unë kam qenë në një marrëdhënie abuzive në fillim të karrierës dhe gjejeni pak se kë akuzuan… Mua! E njëjta gënjeshtër me emrin tim: Ajo po më tradhtonte! Nuk mora asnjëherë ndihmë për mbështetje nga sistemi, sepse ishte i korruptuar! Për vite merrja komente dhe gjepura! Ndërsa djali që isha në lidhje eci me kokën drejt dhe i lumtur, sepse ai e fitoi vëmendjen! Stop!

Dafina Zeqiri “viktimë” e një lidhje abusive: Më ka

Më ka ardhur në majë të hundës më të mbajturin gojën mbyllur nga idiotët paragjykues! Ju nuk më njihni dhe emri im është përdorur dhe përmendur shumë herë për vëmendje dhe lajme të rreme nga X persona! Stop! “, shkruan Dafina në postime.

Dafina Zeqiri aktualisht është në një lidhje të shëndetshme me Dj Geek./iconstyle

ME TE LEXUARAT