“G-classi” me 172 km/h, policia pezullon 10 patenta në pak orë

Aktualitet

“G-classi” me 172 km/h, policia pezullon 10 patenta në pak

Kanë vijuar kontrollet e policisë rrugore gjatë orëve të vona të natës në autostradën Tiranë-Durrës. Gjatë këtij kontrolli janë ndëshkuar dhjetëra shoferë për mosrespektim të kodit rrugor.

Sipas policisë, në 5 orë vëzhgim, prej orës 19:00 deri në orën 24:00 në të dy kahet e lëvizjes janë konstatuar drejtues mjetesh me shpejtësi tej normave të lejuara, që varonin nga 143 km/h deri në 172 km/h, ku në rrugë trafiku ishte ende shumë i lartë.

Si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor janë pezulluar 10 leje drejtimi, për shpejtësi tej normës së lejuar.

Njoftimi i policisë:

Në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë, me

Policia Rrugore e Tiranës, po vijon kontrollet me në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Prej orës 19:00 deri në orën 24:00 në të dy kahet e lëvizjes janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varonin nga 143 km/h deri në 172 km/h, ku në rrugë trafiku ishte ende shumë i lartë.

Si rezultat i monitorimit janë pezulluar 10 leje drejtimi, për shpejtësi tej normës së lejuar.

Janë vendosur 22 masa administrative për shpjetësi dhe manovra në rrugë, si dhe janë vendosur 2 masa administrative maksimale me vlerë 40.000 lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin rezident në një shtet tjetër.

Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni se shpejtësia vret jetë.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor. Në të gjitha akset nacionale nga Rruga e Kombit deri në Sarandë, e nga Korca në Berat, si dhe në qendrat kryesore urbane ka patrulla të Policisë Rrugore me radarë, alkooltestues, dronë, kamera e aparatë fotografik.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion