Vaksinimi në Europë, Ursula von der Leyen: 70% e europianëve kanë marrë të dyja dozat

Bota

Vaksinimi në Europë, Ursula von der Leyen: 70% e europianëve

Situata e Covid-19 në botë nuk është aspak e mirë, ndërsa varianti “Delta” është përhapur kudo. Ndërkohë, vaksinimi po vijon me ritme të shpejta pasi shihet si shpresa e vetme për të parandaluar vdekjet.

Për këtë situatë ka reëguar presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen. Përmes një postimi në Twitter, ajo shkruan se BE ka arritur qëllimin, pasi janë vaksinuar 70% e të rriturve.

“70% e të rriturve në Europë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës. Dua të falenderoj njerëzit që kontribuuan, duke bërë të mundur vaksinimin e kaq shumë personave. Duhet të vazhdojë vaksinimi i europianëve të tjerë. Kemi nevojë edhe për vaksinimin e pjesës së tjetër të botës. Do vazhdojmë që të mbështesim partnerët tanë”, shkruan ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion