Cindy Marina flet për herë të parë për prezantimin me vjehrrën, Jozefina Topallin

Showbiz

Cindy Marina flet për herë të parë për prezantimin me

Janë bashkë prej më tepër se një viti por bukuroshja Cindy Marina dhe djali i Jozefina Topallit, Genari, janë treguar shumë të rezervuar për jetën e tyre private.

Së fundi, në një intervistë televizive, Cindy ndau për herë të parë detaje nga lidhja e shumëpërfolur me Genarin.

Ajo sërish nuk preferoi që të komentonte shumë rreth raportit të tyre, ndërkohë që e konsideroi pozitiv reagimin e Jozefina Topallit në momentin e prezantimit të tyre të parë.

Jeni bashkë prej një viti, a janë bërë gjërat familjare? Pra a je takuar ti me familjen e tij dhe ai me tënden?

Cindy Marina: Po, jemi prezantuar.

Si ka qenë reagimi i parë i nënës së Genarit (Jozefina Topallit), kur të takoi?

Cindy Marina: Nuk dua të flas shumë për këtë temë, më mirë po ha specin djegës që të shpëtoj nga kjo pyetje (qesh).

Cindy Marina: Jo, reagoi shumë mirë.

ME TE LEXUARAT