ISIS nis sulmet, masakron banorët në Mozambik

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mozambik, mësohet se ISIS kanë lënë dhjetëra civilë të vrarë në veri të zonës.
Mësohet se kanë mbetur të vdeku r të paktën 7 persona, që ishin në një hotel në qytetin e Palmës, teksa po tentonin t’i shpëtonin armëve të militantëve islamikë. Qindra të tjerë mundën të largoheshin me anije nga qyteti afër të cilit po zhvillohet një projekt miliarda dollarësh për transportimin e gazit.
Ata që mbetën pas u gjetën të shtrirë plazheve të provincës afrikane me kokat e gjymtuara. “Objektivi i qartë i këtyre terroristëve ishte terrorizimi i popullatës dhe kërcënimi i zhvillimit të infrastrukturës që do të përmirësojë kushtet e jetesës për vendin dhe komunitetin lokal,” deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes.
Veriu i Mozambikut është kthyer në një fushëbetejë ku protagonistë janë luftëtarët pro ISIS-it, që njihen si grupi al-Shabab. Në rajonin me shumicë myslimane të Kapo-Delgados, mësohet se tre vjet luftime kanë shkaktuar mbi 2,500 viktima dhe kanë shpërngulur 700 mijë nga vendbanimet e tyre.
Shtetet e Bashkuara thanë të dielën se po e monitorojnë situatën fatkeqe në Palmë, dhe gjatë javëve në vijim do të dërgojë personelin e vet për të trajnuar ushtarët e Mozambikut.


