Bleona Qereti birëson një luan në Afrikë: “Dhurata e veçantë për ditëlindje”

Bleona Qereti ka festuar ditëlindjen me një gjest simbolik dhe të pazakontë: ajo ka birësuar një luan në Afrikë, të quajtur Sarara.
Birësimi është pjesë e një nisme që kombinon dashurinë për kafshët, mbrojtjen e specieve të rrezikuara dhe teknologjinë moderne. Kjo i jep mundësinë jo vetëm Bleonës, por edhe çdo mbështetësi tjetër, të ndjekin në kohë reale lëvizjet, shëndetin dhe habitatin e kafshës së egër, përmes një aplikacioni të dedikuar.
“Unë kam marrë një dhuratë për ditelindje, vlera e të cilës shkon për një luan në Afrikë. E ndjek permes një aplikacioni. Unë kam shpëtuar jetën e këtij luani. Ky eshtë i vetmi luan që kam. Ne Shgiperi janë të gjithë luanë, janë të gjithë te zënë. Dua të takohem me Elon Musk dhe t'i them që të shpetojme të gjitha kafshët e kesaj bote” - përfundoi ajo.
Lajmi u bë i ditur nga vetë këngëtarja në një video me Blendi Fevziun, ku ndau emocionet për këtë përvojë unike.


