Parashikimi i motit për sot, 06 gusht 2025/ Kthjellime dhe reshje të lehta shiu në zonat malore

Territori shqiptar këtë të mërkurë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me vranësira mesatare deri të dendura në orët e mesditës, veçanërisht në relievet malore të verilindjes dhe juglindjes.
Vranësirat në këto zona do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët. Pjesa tjetër e vendit parashikohet pa reshje.
Temperaturat do të luhaten nga 18 deri në 34 gradë Celsius.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim, me një shpejtësi mesatare prej 7 metra në sekondë.
Në zonat luginore dhe përgjatë bregdetit, era do të fitojë intensitet më të lartë, duke arritur shpejtësi deri në 14 metra në sekondë herë pas here.


