Bieta Sulo do të largohet nga "Ftesë në 5"/ Moderatorja flet troç për herë të parë

Showbiz

Bieta Sulo do të largohet nga "Ftesë në 5"/ Moderatorja

Pasditja e sotme nën autorësinë dhe moderimin e Bieta Sulos, ka nisur me një reagim publik të saj pas lajmeve të ndryshme të qarkulluara “online” orët e fundit.

Sipas spekulimeve të mediave rozë, të paadresuara te Bieta Sulo për të verifikuar lajmin, moderatorja do të lëvizte drejt një televizioni tjetër me ardhjen e shtatorit dhe nisjen e sezonit të ri televiziv.

Lidhur mbi këto lajme, Bieta e nisi emisionin e sotëm duke hedhur poshtë zërat, e madje duke i krahasuar këto thashetheme njëjtë si një pjesë e spekulimeve rreth temës së sotme në ‘Ftesë në 5’, dasma e Jeff Bezos me Lauren Sanchez.

“Ju përshëndes ju që na ndiqni si gjithmonë në ekranin e ‘Top Channel’. Dua të shpreh gjithë mirënjohjen dhe dashurinë që e bëni ‘Ftesë në 5’ emisionin më të dashur të pasditeve shqiptare. Do të jemi në një diskutim mbi dasmën e vitit, do të flasim për dasmën dhe thashethemet që qarkulluan për të përgjatë fundjavës.

Ndërkohë që një tjetër lajm shumë i diskutuar i fundjavës ka qenë largimi i Bieta Sulos nga ‘Top Channel’… Aq sa dhe njerëz shumë të afërt më shkruanin: ‘Çfarë po ndodh?’ Lajmi merr dhenë dhe besohet edhe nga njerëz të afërt në përmasa të tilla. Madje dhe punëtorët e skenografisë kur erdha sot më thanë: ‘A ta vazhdojmë këtë punë?’

Ka zierë rrjeti për këtë gjë, por që këtu do të jem në ‘Top Channel’. Përkon me 20 vitet e mia ne ‘Top Channel’ dhe në këtë 20 vjetor.. Jo vetëm që do të jemi nga shtatori së bashku, por është duke u punuar për një skenografi të re për të ardhur në një sezon të ri televiziv me më shumë energji dhe vrull, pas 7 vitesh të suksesshme që kemi lënë pas”, u shpreh autorja.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion