Bëhet më serioze lidhja e Bardhit me Sarën! Modelja i prezanton reperit një nga pjesëtarët e familjes

Showbiz

Bëhet më serioze lidhja e Bardhit me Sarën! Modelja i prezanton

Qe pas daljes së tyre nga shtëpia e BBV, Bardhi dhe Sara ka qenë padiskutim një ndër çiftet më të komentuara së fundmi. Pavarësisht se u përfol se familja e Bardhit nuk ishte aspak dakord me lidhjen e tyre, ku madje u aludua se kjo ishte arsyeja që Bardhi u largua nga shtëpia, mesa duket për çiftin çdo gjë po ecën në rrugën e duhur.

Vetëm pak ditë më parë, Sara konfirmoi përmes disa postimeve të bëra në rrjetet sociale se ajo kishte takuar të gjithë familjen e Bardhit, madje duke publikuar një foto të dorës së nënës së tij. Por pas takimit të ish-banores me pjesëtarët e familjes së Bardhit, tashmë mesa duket është radha e këtij të fundit të takojë familjen e Sarës.

Pas disa ditësh në Kosovë, Bardhi dhe Sara janë rikthyer në Tiranë, ku edhe Sara e ka prezantuar Bardhin me vëllain e saj.


Sara ka publikuar një foto me të dy në Instastory, ku shkruan: M’u bë vëllai shokë direkt me burrin miq, çfarë po ndodh?

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion