Spiropali: Gjetëm dakordësi të shpejtë me Rithemelimin, prej të enjtes seancat do të jenë "normale"

Aktualitet

Spiropali: Gjetëm dakordësi të shpejtë me Rithemelimin, prej

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në përfundim të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve foli për finalizimin e negociatave me Rithemelimin duke sjellë ngritjen e dy komisioneve hetimore.

Spiropali përgëzoi deputetët e opozitës duke thënë se prej të enjtes seancat në kuvend do të jenë të plota dhe transparente.

“Lajm i mirë. I jemi kthyer normalitetit në Kuvend. I përgëzoj deputetët e opozitës.

Gjetëm një dakordësi të shpejtë për komisionet hetimore dhe dialogun që kërkon shumicë të cilësuar. 

Të enjten seancat do të jenë më të plota më transparente dhe qeveria është e gatshme që të gjithat që janë në parlament ti diskutojë dhe debatojë me opozitën.” tha Spiropali.

Kur u pyet nëse do të bashkojnë deputetët e Rithemelimit votat për amnistinë, Spiropali tha: 

Ne nuk kemi bërë asnjë marrëveshje. Do ta diskutojmë edhe këtë dhe shpresoj që deputetët e opozitës do ta votojnë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion