Gentian Bejtja në kërkim prej 8 muajsh, armiqtë e gjetën para policisë, e ekzekutuan me 4 kallashë

Aktualitet

Gentian Bejtja në kërkim prej 8 muajsh, armiqtë e gjetën

Prej plot 8 muajsh, Gentian Bejtja ishte ne kerkim nga policia, por nuk u arrestua edhe pse ndodhej ne Shqiperi derisa sot, armiqte e tij e gjeten para policise dhe e ekzekutuan. 

Të tjera detaje zbulohen për vrasjen në oborrin e banesës së tij të Gentjan Bejtjas.

Në momentin e atentatit që i mori jetën, në banesë ndodhej vetëm gruaja e tij.

Bejtja mund t’i ketë parë autorët pasi në oborrin e banesës së tij janë vërejtur shenja gjaku deri në pjesën e pasme të banesës, që sipas kqyrjes nga ana e policisë dyshohet se ai ka tentuar të largohet për t’i shpëtuar atentatit

Gentian Bejtja në kërkim prej 8 muajsh, armiqtë e gjetën

Top Channel mëson se fëmijët e tij ndodhen në Tiranë dhe jetojnë më gjyshërit pas atentatit të fundit që i bënë verën e 2023.

Gentian Bejtja në kërkim prej 8 muajsh, armiqtë e gjetën

Pas këtij atentati, i cili ishte i treti, Bejtja tentoi që të largohej nga vendi, duke kërkuar edhe azil në Norvegji dhe Suedi, por nuk ia kanë miratuar.

Kater automatike Kallashnikov jane gjetur ne makinen e perdorur nga autoret e cila u dogj pas ngjarjes.

Për herë të parë pas 8 muajsh në kërkim policor, Gentian Bejtja u kthye në banesë, por gjeti vdekjen.

Në shtëpi e priste nëna e tij, e cila jetonte e vetme, pasi të gjithë familjarët ndodhen jashtë shtetit.

Gentian Bejtja në kërkim prej 8 muajsh, armiqtë e gjetën

Nga muaji korrik, kur iu bë atentati ndaj kunatit te tij, Gentian Bejtja u shpall në kërkim policor për t'u pyetur.

Por, që në atë kohë e deri tani nuk ishte gjetur asnjëherë që të shoqërohej dhe të pyetej, pasi nuk jetonte në banesë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion