Bebe Rexha emocionohet në emisionin amerikan/ Surprizohet live nga prindërit dhe kunata (VIDEO)

Showbiz

Bebe Rexha emocionohet në emisionin amerikan/ Surprizohet live nga

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka qenë e ftuar në emisionin e njohur amerikan të mëngjesit “Today”, ku ka performuar disa nga këngët e saj në kuadër të serisë së koncerteve Citi Concert Series në Manhattan, New York.

Artistja 36-vjeçare ka folur gjatë intervistës edhe për albumin e saj më të fundit, “Dirty Blonde”, të publikuar në qershor. Megjithatë, momenti më emocionues i paraqitjes së saj erdhi gjatë intervistës, kur Bebe u surprizua nga familjarët e saj.

Në ekran u shfaqën babai i saj, Flamur Rexha, nëna Bukurije Rexha dhe kunata Dorina, të cilët po e ndiqnin paraqitjen e këngëtares.

Surpriza e emocionoi dukshëm Bebe Rexhën, e cila iu drejtua familjarëve me fjalë të përzemërta. “Ju dukeni kaq bukur, kaq të mrekullueshëm! Babai im ka qenë duke qarë gjatë gjithë kohës”, tha ajo.

Momenti i veçantë solli emocione në studio dhe tregoi edhe një herë lidhjen e ngushtë të këngëtares me familjen e saj, ndërsa Bebe Rexha vijoi më pas me performancën e saj në emision.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion