Arrestimi i Ergys Agasit / Juristi Murataj: ‘Hallexhinjtë’ që godasin drejtësinë i kanë prerë biletën vetes

Aktivisti dhe juristi Erion Murataj ka komentuar arrestimin e Ergys Agasit, duke u shprehur se prangosja e tij pas disa muajsh në arrati dhe në kërkim nga SPAK, ka ardhur në një moment të përshtatshëm.
“Arrestimi i Agasit vjen në kohën e duhur. Ato pak çfarë kanë parë shqiptarët, kanë treguar se elementë të botës së krimit dhe ndërveprim të tyre me Agasin që bënte rolin e koordinatorit, me bekim dhe nga politika në këto muaj, kanë lënë gjurmë të tjerë, u shpreh ai.
Duke folur për besimin e qytetarëve te institucionet e reja të drejtësisë, Murataj deklaroi se mbështetja ndaj SPAK dhe GJKKO mbetet e fortë, pavarësisht sulmeve që vijnë nga individë të ndryshëm.
“Mbështetja dhe besimi ndaj SPAK apo GJKKO ngelet i palëkundur te shqiptarët. Ka dhe elemente të tjerë që janë të shitur, të blerë që sulmojnë herë pas here drejtësinë. Këta individë kategorizohen në dy drejtime, siç janë shërbëtorët, por ka dhe hallexhinj në drejtësi”, u shpreh ai.
Juristi tha se ata që shfaqen si kritikë të drejtësisë, sipas tij, nuk arrijnë të ndikojnë në perceptimin e qytetarëve ndaj institucioneve të drejtësisë.
“Por kjo nuk ndikon te perceptimi publik. SPAK ka vënë gishtin në plagë! Ata që shpërfaqen si njerëz të pastër, me moral publik, kyçin gojën para Ergys Agasit, që nuk artikulohen kurrë. Hallexhinjtë që sulmojnë drejtësinë, i kanë prerë biletën vetes”, përfundoi Murataj.
Murataj: Besoj që veprimi i drejtësisë në raport me ata persona që janë në kërkim, padyshim dhe zhvillimet e fundit në atë që shqiptarët e quajnë drejtësi e re, si SPAK, autonomia që ka krijuar kjo e fundit, po jep frytet e saj. Njerëzit duan gjërat e shpejta, por jo gjithmonë janë të drejta dhe çojnë drejt ezaurimit të elementeve. Arrestimi i Agasit vjen në kohën e duhur.
Ato pak çfarë kanë parë shqiptarët, kanë treguar se elementë të botës së krimit dhe ndërveprim të tyre me Agasin që bënte rolin e koordinatorit, me bekim dhe nga politika në këto muaj, kanë lënë gjurmë të tjerë.
Një organ hetimor ka strategjinë e tij për të vënë para drejtësisë një personazh të tillë. Për të mbledhur ccdo element të veprës penale ka dhe teknika të tilla që lihen dhe gjurmohen.
Kjo ka ndodhur me Ergys Agasin. Mbështetja dhe besimi ndaj SPAK apo GJKKO ngelet i palëkundur te shqiptarët. Ka dhe elemente të tjerë që janë të shitur, të blerë që sulmojnë herë pas here drejtësinë. Këta individë kategorizohen në dy drejtime, sicc janë shërbëtorët por ka dhe hallexhinj në drejtësi. Ka njerëz që mund të jenë vetë nën hetim apo të hetuar.
Por kjo nuk ndikon te perceptimi publik. SPAK ka vënë gishtin në plagë! Ata që shpërfaqen si njerëz të pastër, me moral publik, kyçin gojën para Ergys Agasin, që nuk artikulohen kurrë. Hallexhinjtë që sulmojnë drejtësinë, i kanë prerë biletën vetes.


