​Nga 50 eurot te 500-shet, Pafos eliminon Dinamon dhe ironizon festën e parave

Sport

​Nga 50 eurot te 500-shet, Pafos eliminon Dinamon dhe ironizon festën e

Festa me mijëra euro e Dinamo City-t u kthye në një bumerang të hidhur pas eliminimit nga garat evropiane përballë qipriotëve të Pafos FC.

​Pasi eliminuan FK Auda-n, presidenti i bluve, Ardian Bardhi, u bë viral duke hedhur tufa kartëmonedhash 50-euroshe mbi lojtarët në dhomat e zhveshjes si premio. Por euforia zgjati pak: mbrëmjen e djeshme, Pafos mposhti Dinamon dhe i dha fund ëndrrës së tyre evropiane.

Menjëherë pas ndeshjes, futbollistët e Pafos goditën me një foto thumbuese ku pozonin me printime 500-euroshe.

Mesazhi ishte i qartë dhe fusha foli vetë: kualifikimi fitohet me lojë, jo me shfaqje parash.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion