BBV/ Nusja hedh lulet, cila është banorja që kapi buqetën?

Showbiz

BBV/ Nusja hedh lulet, cila është banorja që kapi buqetën?

Një atmosferë e mrekullueshme është krijuar mbrëmjen e sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Heidi dhe Romeo i thanë “PO” njëri-tjetrit, në një ceremoni të bukur të organizuar në BBV.

Nën shoqërinë e Ervin Gonxhi dhe bandës së tij, banorët kanë kërcyer nën ritmet e muzikës, duke dhuruar një spektakël të vërtetë.

Pavarësisht debatave të shpeshta që kanë, Heidi dhe Romeo kanë zgjedhur Julin si celebruesin e dasmës së tyre.

Momenti më i bukur ka qenë kur Elgit Doda ka kënduar këngën e tij të re dedikuar Heidit dhe Romeos gjatë kërcimit të tyre të parë, duke perlotur Romeon.

Ndërkohë si një traditë e të gjitha dasmave, Heidi ka hedhur lulet e saj dhe ka qenë Rikja ajo që i ka kapur buqetën e lules, ku sipas traditës, do të jetë pikërisht ajo që do të martohet së shpejti.

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion