Pakti me Italinë, nisin punimet për kampin e emigrantëve në Lezhë

Aktualitet

Pakti me Italinë, nisin punimet për kampin e emigrantëve në

Në Gjadër të Lezhës kanë nisur punimet për ndërtimin e kampit të refugjatëve.

Refugjatët do të priten në një strukturë që do të ngrihet në Portin e Shëngjinit dhe nga aty do të transportohen me autobusë rreth 35 km në Gjadër, ku do të qëndrojnë pa afat deri në shqyrtimin e kërkesave për azil.

Zbarkimi i tyre do të bëhet në Shëngjin. Në hyrjen e fshatit Gjadër ka nisur ndërtimi i kampit, por dhe ndërtime të tjera që do të kryhen. Edhe për sigurimin e ujit të pijshëm, por edhe të elementëve të tjerë për ta bërë funksionale.

Sipas burimeve, fillimisht do të ngrihet një mur rrethues 7 metra i lartë, kjo për të penguar daljen e mundshme të emigrantëve nëse do të ketë tentativa të tilla.

Kuvendi i Shqipërisë më 22 shkurt 2024 marrëveshjen Shqipëri-Itali për të emigrantët me 77 vota pro, ku parashikohet pritja e emigrantëve afrikanë në portin e Shëngjinit dhe akomodimin në një kamp në Gjadër të Lezhës deri në përfundim të procedurave për pranimin ose jo të azilit.

Kjo marrëveshje u miratua pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku tha se negocimi dhe firmosja e marrëveshjes nga kryeministri Edi Rama është i rregullt. 

Kryeministri Edi Rama firmosi protokollin me kryeministren e Italisë, Giorgia Melona më 6 nëntor 2023 në Romë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion