Greqia rrit pagën minimale në 830 euro

Kosovë&Rajon

Greqia rrit pagën minimale në 830 euro

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar të premten se kabineti i tij ka vendosur në mbledhjen e fundit që të rrisë pagën minimale në vend, vendim ky që prek dhe mijëra emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë prej vitesh në shtetin fqinj.

Pas orë pasi i mbijetoi mocionit të votëbesimit në parlament, Mitsotakis njoftoi se paga e re minimale do të ketë një rritje prej 50 eurosh në muaj, duke shkuar në 830 euro.

‘Ne po shkojmë drejt objektivit prej 950 euro në fund të 4-vjeçarit. Ky është një vendim që mbështetet te të ardhurat, por nuk rëndon koston e prodhimit duke rrezikuar rënien e papunësisë’, tha kryeministri.

Ndryshimet në pagën minimale sjellin rritje në pagën neto për të paktën 600,000 punëtorë. Kjo nuk është hera e parë që rritet paga minimale në Greqi në vitet e fundit. Në vitin 2019 paga minimale u bë nga 650 euro në 780 euro.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion