Banori i Big Brother Vip 3 bën paralajmërimin e papritur: Do bëj denoncim kur të dal...

Showbiz

Banori i Big Brother Vip 3 bën paralajmërimin e papritur: Do bëj

Gjatë spektaklit të kaluar, një klip i prezantuar ka trazuar gjendjen e shtëpisë. Jetmiri dhe Liami kishin sajuar një skemë sipas së cilës, Liami madje pretendoi se Heidi e kishte provokuar disa herë me shikime dhe me buzëqeshje.

Lidhur me këtë situatë, Romeo ka reaguar ashpër dhe i ka quajtur ata maniakë.

Mbrëmjen e sotme, teksa kanë qenë në oborr, Liami dhe Meritoni kanë biseduar rreth situatës së ndodhur një natë më parë.

Liami ëshë shprehur se ndihet shumë keq që Romeo e ka quajtur atë maniak dhe ai ka shtuar gjithashtu se nëse del jashtë, do shkojë të bëjë direkt një denoncim në polici.

“Unë më tepër e kam për shkak të videos sepse unë nuk jam ashtu. Unë i kërkova publikut falje por ke të bësh edhe me njerëz këtu brenda. E di ti cfarë do të thotë ti thuash tjetrit manjak? A e di, unë po të dal, unë bëj denoncim direkt. Bej denoncim direkt”, ka thënë Liami.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion